Edhe pse thonë që videoklipi “Puthja jote” është i kopjuar këngëtarja Leonora Jakupi nuk shqetësohet për këtë pasi që është e bindur se këtë projekt të ri muzikor nuk e ka huazuar nga askush dhe thashethemet që dalin në shtyp asaj nuk i bëjnë përshtypje. Ajo këngën “Puthja jote”, e ka përgatitur me tekstëshkruesin Arsim Bunjaku dhe kompozitorin Darko Dimitrov, ndërsa videoklipin e ka punuar në Maqedoni.